Rusia ngre stekën/ Sjell luftëanije, raketa hipersonike e avionë në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia planifikon stërvitje të marinës në Mesdhe dhe ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS.

Stërvitjet do të përfshijnë disa flota ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut, cituan ata të thoshte ministria ruse e mbrojtjes.

Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur pikën e vlimit. Inteligjenca amerikane parashikon një sulm të rusëve në Ukrainë ditën e nesërme.

Putin thotë se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por kërkon që ti premtohet se ky vend nuk do të anëtarësohet në NATO.

Nga Xho Bajden deri tek Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Erdogan janë përpjekur të ulin tensionet duke komunikuar me Putin, por situata duket ende e nderë. Rusia po shton presionin në disa pika të nxehta globale duke aktivizuar ushtrinë.

Qëllimi: Raketat e NATO-s nuk mund të vendosen në Ukrainë, ngjitur me kufirin rus.

Share This Article