Rusia nuk dëshiron të dihet e vërteta për krimet në Ukrainë, pritet ta bllokojë WhatsApp-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka propozuar bllokimin e WhatsApp si pjesë e një operacioni më të gjerë për të kontrolluar hapësirën e informacionit rreth konfliktit, sipas analistëve ushtarak.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp të mërkurën njoftoi se do të lansojë WhatsApp Channels – një veçori e njëjtë me Telegram – në 150 shtete.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se ka “gjasa” që këtu të përfshihet edhe Rusia, raporton Sky News.

Moska zyrtare më parë e kishte shtuar Meta-n në listën e saj të “ekstremistëve”, ndërsa kishte ndaluar edhe Facebook-un dhe Instagram-in.

Tani, ISW thotë se zyrtarët rus kanë propozimin e WhatsApp në rast se ky aplikacion lanson kanalet në gjuhën ruse.

“Censori i medias shtetërore ruse Roskomnadzor raportoi se Rusia mund të bllokojë WhatsApp nëse shpërndan informacione të ndaluara”, deklaroi thinktank.

“Autoritetet ruse ka të ngjarë të përpiqen të ngushtojnë hapësirën ruse të informacionit në një numër të kufizuar platformash të mediave sociale të monitoruara ose të kontrolluara nga afër,” shkruhej tutje në deklaratën e thinktank.

Share This Article