Rusia nuk do ta furnizojë Finlandën me gaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për Finlandën të shtunën, sipas një njoftimi të bërë nga kompania shtetërore finlandeze e energjisë Gasum.

Ky vendim, vjen për shkak se Finlanda ka refuzuar të paguajë gazin në monedhën ruse, rubla.

Muajin e kaluar, Rusia u kërkoi vendeve europiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës.

Masa vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, shkruan BBC.

Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.

Ndërsa, pak ditë më parë, Rusia deklaroi se do të pezullojë eksportet e energjisë në Finlandë për shkak të problemeve në marrjen e pagesave.

Share This Article