“Rusia po heq mbushjet bërthamore nga raketat e vjetra dhe po i hedh ato në Ukrainë”. Ishte kjo deklaratë më e fundit e Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe në lidhje me vijimin e ofensivës së ushtrisë së Vladimir Putin në vendin fqinj.
Në bazë të informacioneve të mbledhura së fundmi dhe imazheve satelitore, ministria britanike deklaron se ka arritur në përfundimin se Rusia është duke hasur një mungesë municionesh dhe këtë e tregoj në dhe raketat e vitit 1980 që po përdorë.
Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave, por mund të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë që ditët e fundit, në objektivin e sulmeve ajrore ruse kanë qenë objektet e infrastrukturës dhe stacionet e shpërndarjes së energjisë, duke lënë milionë ukrainas pa akses në ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura qendra të pathyeshme ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.