ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 23 minutes ago
Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video) 43 minutes ago
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet 48 minutes ago
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE 2 hours ago
Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen

albnews by albnews
26 January, 2022
in Bota
0
Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.

Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Disa prej këtyre kërkesave, si garancitë për mos anëtarësim, janë të papranueshme për NATO-n.

Qëndrimet e kundërta kanë bërë që shumë të frikësohen se po shkohet drejt një lufte. Duke folur sot me ligjvenësit rusë, Ministri i Jashtëm Serrgei Lavrov tha se nëse Perëdnimi vazhdon me këtë kurs agresiv, “Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës”.

Moska po pret për përgjigjen amerikane, tha ai, “por nuk do të presë pafundësisht”. NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detit Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë.

Qeveritë perëndnimore po ashtu po ndihmojnë Ukrainën me armë dhe mjete ushtarke për të forcuar mbrojtjen e saj. Disa raunde takimesh diplomatike të nivelit të lartë deri tani nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat. /Voa/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

3 December, 2025
Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video)

3 December, 2025
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

3 December, 2025
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result