Rusia planifikon tërheqjen e trupave nga kufiri i Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia njoftoi sot se do të nisë tërheqjen e trupave të saj të grumbulluara pranë Ukrainës, duke i dhënë fund një pranie ushtarake që shqetësoi Perëndimin dhe Kievin.

Në një shenjë tjetër të dukshme të uljes së tensioneve në rajon, presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm të presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, “në çdo kohë” në Moskë, për të biseduar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve të tyre.

“NATO ka marrë shënim për njoftimin e tërheqjes së ushtarëve rusë por mbetet vigjilente”, tha një zyrtar i Aleancës.

Presidenti Zelensky gjithashtu e mirëpriti këtë tërheqje, duke besuar se kjo do të çojë në “një ulje proporcionale të tensionit” ndërsa siguroi që vendi i tij ” do të mbetej vigjilent”.

Prania e dhjetëra mijëra ushtarëve pranë Ukrainës ka nxitur shumë tensionet midis Moskës, Kievit dhe Perëndimit duke dhënë shkas për sulme.

Share This Article