“Rusia po godet vetëm objektiva ushtarake”, Vitali Klitschko shpërthen në intervistë (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vitali Klitschko ish kampioni i botës në boks dhe aktualisht kryebashkiaku i Kievit jo vetëm që nuk është larguar nga Ukraina por ka ndihmuar dhe në veprime ushtarake për të mbrojtur kryeqytetin nga sulmi rus.

Së fundmi në një invervistë të dhënë në terren për mediat e huaja, Klitschko reagon me të drejtë ashpër ndaj një pyetje të gazetarit për sulmet ruse.

Teksa po tregonte për situatën aktuale në Kiev, një nga gazetarët i thotë se “Rusia po godet vetëm objektiva ushtarake”, menjëherë ish kampioni i boksit ndalon duke parë në mënyrë të çudtishme gazetarin e më pas shpërthen.


“Budallallëqe, më falni. Të duken këto objektiva ushtarake? Ku janë objektivat ushtarake?”, me Klitschko që tregon pallatet e goditura nga predhat ruse.

Videoja është bërë virale me reagimin e tij të drejtë ndaj gazetarit./Ora News/

Share This Article