Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha – thotë raporti më i fundit i inteligjencës britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj më të fundit të inteligjencës, në të cilën thotë se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv dhe Mariupol.

Siç është thënë në raportin e fundit, ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug në një shtytje drejt Odesës – porti më i madh i vendit dhe qyteti i tretë.

Megjithatë, ndërsa Rusia përpiqet të përparojë, ajo po përballet me humbje të mëdha për shkak të forcës së rezistencës ukrainase.

Një raport i tillë vjen në ditën e 18-të, prej që ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian.

Share This Article