Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht të enjten se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin në një intervistë me skynews.
I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”.
“Ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, pranoi Peskov, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte “një akt i vullnetit të mirë gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse”.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Rusia e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.
Ndryshe, Rusia sot është pezulluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Rusia ka thënë më parë se 1351 ushtarë janë vrarë. Numri i plotë i të vdekurve nuk dihet, por një zyrtar i NATO-s është cituar në mediat amerikane të ketë thënë midis 7,000 dhe 15,000, dhe ka vlerësime të ngjashme të SHBA.