• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Rusia prodhon armë të posaçme për të dëmtuar tubacionet dhe kabllot nënujore perëndimore 

Rusia prodhon armë të posaçme për të dëmtuar tubacionet dhe kabllot nënujore perëndimore 

by albnews
16 July, 2023
in Bota
0
0
VIEWS

Forcat detare perëndimore duhet të përshtaten tashmë me një lloj të ri rreziku. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, disa vende rivale, kryesisht Rusia, po zhvillojnë kapacitete të reja ushtarake, për të goditur infrastrukturën jetike në thellësi të deteve, siç janë gazsjellësit dhe kabllot nënujorë.

Sasi të mëdha gazi natyror u çliruan në Detin Baltik kur në muajin shtator, gazsjellësi “Nord Stream”, që lidh Rusinë me Gjermaninë, u ça.

Filmimet nënujore treguan se të paktën 50 metra tubacion ishin dëmtuar dhe në shtratin e detit u vunë re copa të mëdha të tij. Hetuesit suedezë gjetën gjurmë eksplozivi dhe Perëndimi dyshon se kjo mund të ketë qenë një akt sabotazhi nga Rusia. Vetëm pak ditë pas incidentit, Britania njoftoi se do të rrisë kapacitetet për mbrojtjen nënujore.

“Rusia nuk i fsheh kapacitetet që ka për të goditur këtë infrastrukturë. Pra, për këtë arsye, mund të njoftoj se kemi angazhuar rishtazi dy anije të specializuara që mund t’i mbajnë kabllot dhe tubacionet tona të sigurta”, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

E para nga këto anije po pajiset nga marina britanike, e cila thotë se do të ketë rolin e një “anijeje mëmë” që do të drejtojë nga distanca sisteme autonome për të mbikëqyrur dhe për të luftuar në shtratin e detit.

Miliona kilometra kabllo nënujore dhe tubacione mbartin karburant që mbajnë në lëvizje ekonominë globale.

“Disa prej rivalëve të Perëndimit, Rusia më tepër, po zhvillojnë kapacitete të posaçme për të sulmuar pikërisht këto pika të dobëta, me mjete si nëndetëse të projektuara me një qëllim të caktuar”, thotë Sidharth Kaushal, analist në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Rusia mohon të ketë sabotuar gazsjellësin “Nord Stream”. Por vëzhguesit thonë se Kremlini e shikon gjithnjë e më shumë infrastrukturën nënujore perëndimore si një pikë të dobët. Në fund të dhjetorit, Rusia përuroi katër luftanije të reja, përfshirë dy nëndetëse me energji bërthamore.

“Ato kanë armë shumë të sakta dhe sisteme robotike”, tha Presidenti rus Putin.

Të përballur me këtë rrezik, NATO dhe Bashkimi Evropian krijuan muajin e kaluar një grup pune të përbashkët për mbrojtjen e infrastrukturës jetike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s informoi në tetor për gjendjen e gatishmërisë ushtarake të aleancës, pas shpërthimeve në gazsjellësin “Nord Stream”.

“Sulmet e qëllimshme ndaj infrastrukturës jetike të aleatëve do të priten me një përgjigje të bashkuar dhe të vendosur. Sulmet hibride dhe ato kibernetike mund të aktivizojnë Nenin 5 (për mbrojtjen kolektive) dhe mund të përbëjnë një sulm të armatosur ndaj një vendi të NATO-s”, tha zoti Stoltenberg.

Perëndimi duhet të qartësojë rregullat për angazhimin në luftime, thotë analisti Kaushal.

“Çfarë bën kur vëren p.sh. se një nëndetëse po dëmton infrastrukturën jetike kombëtare, por jo në një mënyrë që shkakton humbje të menjëhershme jetësh? Pra realisht çështja është më tepër se si mund të ndryshohen praktikat organizative për t’u përballur me një aktivitet të këtij lloji”, thotë zoti Kaushal.

Analistët thonë se forcat detare duhet të përshtaten me shpejtësi për të mbrojtur infrastrukturën jetike nën det, ndërkohë që kundërshtarët po zhvillojnë kapacitete të reja ofensive për luftë hibride.

( Sipas Zërit të Amerikës )

Previous Post

Kryeministri izraelit Netanjahu shtrohet në spital

Next Post

Përmbytje në Korenë e Jugut: Ekipet e shpëtimit luftojnë për të arritur makinat në tunelin e përmbytur në Cheongju

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Përmbytje në Korenë e Jugut: Ekipet e shpëtimit luftojnë për të arritur makinat në tunelin e përmbytur në Cheongju

Përmbytje në Korenë e Jugut: Ekipet e shpëtimit luftojnë për të arritur makinat në tunelin e përmbytur në Cheongju

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM