Rusia qëllon ndaj anijes britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.

Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u future në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SY24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Share This Article