Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili deklaroi se Kosova është pjesë e Shqipërisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova në konferencën e rregullt për shtyp përcjelli reagimin e Moskës ndaj pohimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.
Rusia sipas saj nuk mund te rrije pa folur, sidomos kur Rama, siç theksoi Zakharova, e bëri të qartë se “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një plan B por një plan A”.
“Menduam se mbase nuk ishte përkthyer mirë deklarata e tij, ndaj e verifikuam disa herë. Kryeministri shqiptar e lidhi implementimin e këtij plani me diskutimet aktuale mbi korrigjimin e kufijve në kuadër të procesit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës”, u shpreh Zakharova./TCH/