Rusia refuzon kurimin e Navalnit në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania nisi një avion-ambulancë për të marrë në Berlin nga Siberia liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome pas helmimit një ditë më pare por rusët nuk e lëshojnë këtë.

Mjekët vendas kanë dalë në përfundimin se gjendja e tij është tepër e rëndë dhe 44-vjeçari nuk duhet lëvizur nga shtrati i spitalit. Ekipi i Navalny-t dyshon se atij i është hedhur një substancë helmuese në filxhanin e çajit që piu në aeroport.

Navalny u ndje keq gjatë fluturimit drejt Moskës nga qyteti i Tomskut në Siberi dhe avioni u detyrua të bënte ulje emergjente. Zëdhënësja e tij bëri një krahasim të ngjarjes me një incident vitin e kaluar në të cilën Navalny pësoi një reaksion akut alergjik për të cilin mendohej se mund të kishte rezultuar nga helmimi me një kimikat të panjohur.

Spitali Charite i Berlinit është i gatshëm ta trajtojë kritikun e ashpër të Vladimir Putinit dhe shpresat ishin që Rusia ta lejonte largimin e tij.

Share This Article