ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut 3 minutes ago
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë 9 minutes ago
Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë 24 minutes ago
Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë 27 minutes ago
SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste 33 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia regjistron shifër rekorde të të infektuarve me koronavirus

albnews by albnews
3 May, 2020
in Bota
0
Rusia regjistron shifër rekorde të të infektuarve me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia të dielën ka regjistruar numrin më të madh të infektuarve me COVID-10 brenda 24 orëve.

Janë regjistruar 10.633 raste të reja, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 134.687, ku më tepër se gjysma e rasteve dhe vdekjeve janë në kryeqendër, Moskë, shkruan agjencia Reuters, transmeton KOHA.

RelatedPosts

Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’

Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

Numri i të vdekurve është ngadalësuar në ditët e fundit dhe mbetet dukshëm më i ulët, sesa në shumë shtete tjera që kanë regjistruar numër të madh të infektuarve.

Rusia ka thënë se numri i ulët i të vdekurve është pasi që shpërthimi në Rusi ka ndodhur më vonë se në shumicën e shteteve, duke iu mundësuar autoriteteve të kenë më tepër kohë për t’u përgatitur.

Numri total i të vdekurve në Rusi është rritur në 1280 të dielën, pasi janë raportuar 58 raste tjera me fatalitet në 24 orët e fundit.

Rusia ka qenë në izolim të pjesshëm që nga fundi i marsit, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Njerëzit në Moskë mund të dalin nga shtëpitë për të vizituar shitoret ushqimore më të afërta, barnatoret, për të hedhur mbeturinat apo për të shëtitur qenin, por u duhen leje të veçanta për aktivitete të tjera.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar që masat kufizuese të mbesin në fuqi deri më 11 maj, kur Rusia përfundon festimin e “Ditës së Punës” dhe “Fitores së Luftës së Dytë Botërore”.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin i ka bërë thirrje banorëve të shtunën të vazhdojnë vetizolimin strikt gjatë këtyre pushimeve të gjata. Sobyanin ka thënë se është bërë përparim për zgjerim të testimit, duke lejuar autoritetet të trajtojnë ata në nevojë më shpejt.

Por, ai ka thënë se numri i personave që janë të sëmurë keq po rritet, mirëpo jo aq shumë sa që ishte parashikuar me skenarin më të keq të mundshëm. Ai thotë se mendon se 2 për qind e Moskës, që ka popullatë prej 12.7 milionë banorë, është infektuar, një shifër dukshëm më e madhe sesa që tregojnë statistikat zyrtare.

“Është e qartë se rreziku po rritet”, ka thënë ai. Ai për stacionin televiziv “Rossiya-1” ka thënë se autoritetet e Moskës mund të reduktojnë numrin e lejeve digjitale të lëshuara për lëvizje përgjatë qytetit, nëse situata përkeqësohet. Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, ka njoftuar presidentin Putin të enjten se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se po lëshon përkohësisht postin për t’u rikuperuar. Zëvendës-kryeministri i parë Andrei Belousov, tash po shërben si kryeministër në detyrë. Të premten, një anëtar tjetër i kabinetit rus, Ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ka njoftuar se është diagnostikuar me virus dhe do të trajtohet në spital. Dmitry Volkov, një nga zëvendësit e tij, po ashtu ka testuar pozitiv, ka njoftuar ministria.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut

20 December, 2025
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë

Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë

20 December, 2025
Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë

Bernard Nika, shqiptari që mori mbi 14 mijë vota në Toskanë

20 December, 2025
Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result