Rusia “rikthehet” në Kiev, shpërthime të fuqishme, sulme edhe në Lviv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç u lëshua paralajmërimi për hakmarrje nga Putin pas fundosjes së luftanijes “Moskva”, tashmë kanë nisur sërish sulmet nga ajri drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e së shtunës në periferi të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko. Me anë të një postimi në Telegram, ai tha se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Darnytskyi. Ai shtoi se numri i viktimave ende nuk dihet, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.

Por jo vetëm në Kiev, Rusia ka shkuar deri në perëndim të Ukrainës me anë të sulmeve të saj mëngjesin e së shtunës. Guvernatori i Lviv, Maksym Kozytskyi, tha se ka pasur sulme nga ajri midis orës 05:46 dhe 07:02. Ai shtoi se sistemi i mbrojtjes raketore ka funksionuar, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Share This Article