Rusia rinis sulmet me dronë iranian kundër Kievit, të gjitha rrëzohen nga mbrojtja ukrainase

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Pas një qetësie relative, Rusia nisi sërish të dielën sulme me dronë kundër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

“Të gjithë dronët shpërthyes Shahed të prodhuara nga Irani u zbuluan dhe u rrëzuan”,- tha Serhii Popko, kreu i administratës së qytetit të Kievit. 

Në shënjestër u vu edhe rajoni përreth Kievit. Guvernatori rajonal i Kievit, Ruslan Kravchenko, raportoi se një person u plagos nga rënia e mbeturinave nga një dron i shkatërruar.

Zyrtarët në kryeqytetin ukrainas nuk dhanë një numër të saktë të dronëve që sulmuan qytetin. Por forcat ajrore të Ukrainës thanë se në të gjithë vendin, tetë raketa “Shaheds” dhe tre “Kalibr” u lëshuan nga rusët.

Ushtria e Ukrainës raportoi se luftime më intensive janë zhvilluar në lindje të Ukrainës, të fokusuara rreth Bakhmut, Marinka dhe Lyman në provincën Donetsk të vendit, ku u zhvilluan 46 përleshje të natyrës luftarake.

Në Rusi, zyrtarët lokalë raportuan se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, ndërsa rajoni fqinj Kursk u përball me granatime. Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Apnews

Share This Article