Rusia sanksionon 333 personalitete kanadeze, mes tyre deputetë dhe atletë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka njoftuar përfshirjen në “listën e zezë” të 333 personaliteteve kanadeze, të cilëve u ndalohet hyrja në Federatë.

Në mesin e të sanksionuarve janë më shumë se 280 deputetë provincialë, si dhe 40 atletë që nënshkruan një letër që kërkonte përjashtimin e atletëve rusë nga Lojërat Olimpike të 2024-ës.

Masa i përgjigjet vendimit të shpallur dje nga kryeministri kanadez Justin Trudeau për të vendosur sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve ruse dhe bjelloruse për përfshirjen e tyre në luftën në Ukrainë.

Share This Article