ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell 6 minutes ago
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival 10 minutes ago
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage 3 hours ago
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët 4 hours ago
Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia sulmon me dronë e raketa Kievin, 4 viktima, mes tyre edhe një foshnje. Goditet për herë të parë një ndërtesë qeveritare

albnews by albnews
7 September, 2025
in Bota
0
Rusia sulmon me dronë e raketa Kievin, 4 viktima, mes tyre edhe një foshnje. Goditet për herë të parë një ndërtesë qeveritare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia ka ndërmarrë një sulm të gjerë me dronë e raketa në Kiev, duke vrarë 4 persona, ndërsa për herë të parë është goditur edhe ndërtesa kryesore qeveritare. Kryeministrja e Ukrainës Yulia Svyrydenco, tha se çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës qeveritare janë dëmtuar.

“Armiku terrorizon popullin tonë në të gjithë vendin çdo ditë”, shkruan ajo në mediat sociale.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

Forcat ajrore të Ukrainës raportojnë se një numër rekord dronësh dhe raketash u lëshuan nga Rusia, më shumë se 800 në total.

Mes viktimave është edhe një foshnje, teksa sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, trupi u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar. Një tjetër viktimë besohet të jetë një grua e re. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke përfshirë shembjen dhe djegien e disa ndërtesave banimi shumëkatëshe.

“Rusët po godasin qëllimisht objektet civile,” deklaroi Tkachenko, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore gjatë alarmit për sulme ajrore.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka bërë thirrje për një përgjigje të fortë nga aleatët e Ukrainës.

“Për herë të parë, më shumë se 800 dronë dhe raketa janë lëshuar gjatë natës. Civilë të vrarë dhe të plagosur, infrastrukturë civile të dëmtuara në Kiev, Odesa, Kremenchuk, Kryvyi Rih, Zaporizhzhia, ndër qytete të tjera. Cinizmi më i madh është se këto sulme brutale vijnë pikërisht kur Presidenti Trump po bën çdo përpjekje për të arritur paqen. Putin, në vend të kësaj, refuzon diplomacinë dhe përshkallëzon terrorin“, tha ai.

Alarmi për sulme ajrore u aktivizua gjatë gjithë natës në të gjitha rajonet e Ukrainës, ndërsa në orët e para të mëngjesit u dëgjuan shpërthime të fuqishme në disa pjesë të Kievit, përfshirë edhe qendrën e qytetit.

Sulmi vjen në një moment tensionesh, pasi presidenti rus Vladimir Putin ka ashpërsuar retorikën e tij kundër Perëndimit dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën. Deri tani, ushtria ruse nuk ka dhënë asnjë koment mbi sulmet e fundit të raportuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

“Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

7 September, 2025
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

7 September, 2025
Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

Ambasadori Shqiptar takon Nigel Farage

7 September, 2025
Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

Aksidenti tragjik në Lisbonë, hetuesit: U këput kablloja që lidhte dy vagonët

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result