Rusia sulmon objektet e grurit në rajonin e Danubit, Ukraina i kundërpërgjigjet me dronë

albnews
By
1 Min Read

Objektet e magazinimit të drithit në Odesa dhe rajonin e lumit Danud kanë qenë shënjestër e Rusisë gjatë natës.

“Armiku goditi objektet e magazinimit të grurit dhe një kompleks prodhimi dhe transporti në rajonin e Danubit. Një zjarr ka rënë në magazina dhe është lokalizuar me shpejtësi. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë”, tha ushtria ukrainas në Telegram.

Sulmit iu kundërpërgjigj shumë shpejt Ukraina, e cila me një sulm me dron goditi ndërtesën qendrore në Moskë.

Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Sergei Sobyanin, i cili tha ndër të tjera se ushtria ruse ka rrëzuar dy dronë të tjerë ukrainas mbi pjesën perëndimore të rajonit të Moskës.

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në distriktin qendror të kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës, pak kohë pasi fluturimet u pezulluan në aeroportet e qytetit.

Share This Article