“Rusia është e gatshme për dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për furnizimin me drithë nga Ukraina”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Andrey Rudenko, në përgjigje të thirrjes së bërë nga Perëndimi
Për të shmangur një krizë globale ushqimore, shtoi ai, “sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen”.
Rusia, pas marrjes së Mariupolit, ka marrë në kontroll dhe portet e këtij qyteti nga nisen anijet me grurë të destinuara për tregun global.
Tashmë prej ditësh nga ky port nuk lëviz asnjë anije dhe presidenti Zelensky ka bërë me dije se aty janë bllokuar me miliona tonelata me grurë.