Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit/ Turqia: Nuk ishte hakmarrje ndaj nesh për zgjerimin e NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia ka bërë të ditur se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi nuk ishte në hakmarrje e mbështetjes së Turqisë për Suedinë që t’i bashkohej NATO-s.

Ne kemi qenë si një aleat i NATO-s, kaq shumë të hapur në marrëdhëniet tona me Federatën Ruse” tha Akif Cagatay Kilic, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse anëtarësimi i Suedisë për zgjerimin e NATO-s krijoi disa fërkime midis dy vendeve dhe nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit është një formë hakmarrjeje ndaj Turqisë.

Ne po punojmë shumë ngushtë së bashku me të gjitha palët atje, por edhe me Federatën Ruse, dhe nuk besoj se ka fërkime në lidhje me Samitin e NATO-s”, shtoi ai.

Lëvizja për anëtarësimin në NATO vjen pas disa muajsh kundërshtime dhe kërkesash nga Ankaraja.

Turqia pretendoi se Suedia lejon që anëtarët e grupeve terroriste kurde të veprojnë, veçanërisht Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), transmeton CNN.

Turqia kishte akuzuar gjithashtu zyrtarët suedezë për bashkëpunim në demonstratat islamofobike, si djegia e Kuranit.

Share This Article