Rusia teston një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajrore në Kazakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moska ka testuar një raketë të re të sistemit të mbrojtjes ajërore në Kazakistan. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas asaj që deklarojnë rusët, raketa u lëshua nga qendra e testimeve Sary Shagan të premten. Po ashtu u bë e ditur se testi rezultoi i suksesshëm, por detaje të tjera nuk u dhanë.

Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev firmosën një dokument bashkëpunimi pasi dy vendet shënuan tre dekada të bashkëpunimit diplomatik.

Në Deklaratën e 30-vjetorit të Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike u përsëritën përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin bilateral në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë, edukim, kujdes shëndetësor dhe sporte.

Share This Article