Rusia tregon se sa do të jetë çmimi i vkasinës kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi i vaksinës ruse kundër virusit të koronës për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, tha kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik.

“Sipas vlerësimeve tona, çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” i tha ai kanalit televiziv Rusia-24, duke thënë se seria e parë me siguri do të jetë e shtrenjtë.

Vaksina do të bëhet më e lirë kur prodhimi i saj të arrijë në një shkallë të mjaftueshme industriale, tha Repik, raporton TASS.

Rusia është vendi i parë që regjistron një vaksinë kundër virusit të koronës të quajtur Sputnik V.

Ky zhvillim ka ngjallur debat ndërkombëtar, nga fakti se si OBSH e si shtete të tjera të fuqishme, e shohin atë me dyshim dhe skepticizëm.

Share This Article