Rusia: Ukraina sulm me dronë mbi Kremlin, tentativë për të vrarë Putin (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e armatosura ukrainase u përpoqën të godasin rezidencën e Kremlinit të Vladimir Putin me dronë gjatë natës.

Një lajm i tillë është bërë r ditur nga zyra presidenciale ruse, cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novisti.

Dy mjete ajrore pa pilot u vunë në drejtim të Kremlinit. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale duke përdorur sisteme luftarake radar, pajisjet u çaktivizuan.

Presidenti Putin nuk u lëndua në sulmin terrorist, thuhet në deklaratë dhe sqarohet se orari i punës i Presidentit nuk ka ndryshuar dhe se ai do të vazhdojë të punojë si zakonisht.

“Shpërthimet janë një sulm i planifikuar terrorist dhe një tentativë për të vrarë Presidentin rus”, denoncoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Moska i konsideroi veprimet e Kievit si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit.

VIDEO

https://t.me/rian_ru/201579

Share This Article