Rusia vijon me akuzat për Britaninë: Organizuan sulmet në Nord Stream! Lizz Truss i çoi mesazh Blinkenit pas shpërthimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini vijon me akuzat nga Britanisë, duke e quajtur një nga autoret e shpërthimeve në tubacioneve  Nord Stream.

Rusia pretendon se Britania “koordinoi” shpërthimet e Nord Stream dhe se ish-kryeministrja Liz Truss pas kryerjes së shpërthimit i ka dërguar një mesazh Shteteve të Bashkuara duke u thënë “U krye”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se agjentët e inteligjencës së Kremlinit kanë të dhëna që tregojnë se specialistët ushtarakë britanikë drejtuan dhe koordinuan sulmin.

Kjo deklaratë vjen pasi një faqe online filloi të përhapte teori konspirative se ish-kryeministrja britanike Liz Truss i kishte dërguar mesazh sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken menjëherë pas sulmit duke thënë “U krye”.

Kjo faqe pretendonte se aksesin në mesazh e kishte siguruar nga iCloud-i i Truss, ndërkohë që u zbulua se Rusia hakoi telefonin e saj kur ajo ishte Sekretare e Jashtme. Në lidhje me ngjarjen nuk janë publikuar të dhëna as nga faqja online dhe as nga Kremlini.

Megjithatë, akuza përfaqëson një linjë të re sulmi nga Rusia ndaj SHBA-së dhe Britanisë, të cilat kanë synim shënjestrimin e mbështetjes së Ukrainës kundër sulmit rus.

Ndërkohë Londra zyrtare i ka hedhur poshtë pretendimet ruse.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak tha të martën se Londra nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Kievin pavarësisht sulmeve ruse.

Të hënën, Sekretari i Jashtëm James Cleverly i tha parlamentit se akuzat ruse kundër Mbretërisë së Bashkuar ishin gjithnjë e më shumë të shkëputura nga realiteti.

“Ato janë krijuar për të shpërqendruar popullin rus nga realiteti i dështimeve ruse në fushën e betejës,” u tha ai anëtarëve të parlamentit.

Share This Article