Russell Crowe ka folur në një intervistë të re rreth spekulimeve rreth fejesës me partneren e tij më të re, 33-vjeçaren Britney Theriot.
Duke folur për “60 Minutes”, Crowe tha se nuk ka plane të martohet, as tani dhe as në të ardhmen.
“Të gjitha këto shenja që tregojnë se jemi fejuar dhe se do të martohem përsëri? Jo. Jeta ime është e lumtur, pse do ta prishja duke u martuar”, tha Crowe.

Foto: EPA-EFE
Ai shpjegoi se qëndrimi i tij ishte formuar nga përvoja e kaluar.”Kam qenë i martuar një herë dhe e di se ku mund të çojë kjo. Një herë ishte mjaft. Nuk dua ta kaloj përsëri këtë”, pohon ai.
Crowe shpjegoi më tej se ai ka një marrëdhënie harmonike me partneren e tij.
“Para së gjithash, ne jemi miq shumë të mirë. E respektojmë njëri-tjetrin, zgjohemi duke buzëqeshur dhe jemi vërtet të lumtur. Bëjmë gjithçka së bashku”, tha tutje.
Crowe dhe Theriot u takuan në vitin 2013 në xhirimet e filmit “Broken City”, por nuk e filluan lidhjen deri shtatë vjet më vonë, në vitin 2020.
Ata u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq së bashku në vitin 2022, në premierën e filmit “Poker Face” në Romë.
Crowe ishte i martuar me Danielle Spencer nga viti 2003 deri në vitin 2012.
															
                                


