Rutte: Shqipëria ka ecur përpara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë fjalës së tij ditën e sotme tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit.

Ndërkohë duke theksuar mbështetjen e Holandës, Rutte tha se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara.

“Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë. Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në Be për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim. Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte… Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende.

Ju vetë duke qenë artistë dhe ndiheni shumë mirë jo vetëm si kryeministër por edhe si  artist. Le të vazhdojmë të punojnë kështu të takohemi ta ndërtojmë këtë miqësi, ta bëjmë shumë praktike, ne të jemi praktikë. Jam i lumtur që jam këtu dhe ka kaluar shumë kohë, por pas 4 zgjedhjeve ja ku jam”, u shpreh ai.

Share This Article