Ryan Gosling po përjeton një moment magjik falë suksesit që po shijon në kinema dhe jashtë saj me filmin në të cilin luan përkrah Margot Robbie-t, me rolin e Kenit. I pashëm, shumë biond në ekranin e madh dhe me një fizik të skalitur, ka shumë më tepër për ta njohur këtë 42-vjeçar me origjinë kanadeze dhe pasion për muzikën.
Pas leximit të skenarit të “Barbie”, aktori tha se pranoi menjëherë të bënte të lumtur edhe vajzat e tij, Amada Lee dhe Esmeralda Amada, përkatësisht nëntë dhe shtatë vjeçe, të cilat i ka me bashkëshorten e tij, aktoren dhe modelen Eva Mendes.
Filmi, i xhiruar kryesisht në Los Anxhelos, e kishte lejuar që të mund të shkonte në shtëpi te familja e tij pothuajse çdo mbrëmje.
Ndër projektet e ardhshme të Ryan Gosling mund të jetë një rikthim në regji. I vëmendshëm dhe i ndjeshëm ndaj çështjeve humanitare, ai është gjithashtu një muzikant i apasionuar. Ai ka një grup (Dead Man’s Bones), kontribuon në kolonat zanore të disa prej filmave të tij, interpreton këngë. Një nga ato që këndon në “Barbie”, “I’m just Ken”, përveçse shkëlqyeshëm në rrjetet sociale, hyri për herë të parë në Billboard 100, listën amerikane të këngëve.