Ryanair, linja ajrore më e madhe e Evropës, njoftoi se do të reduktojë numrin biznesin në aeroportin e Chaleroit me 1.1 milionë vende të ofruara në vitin 2026 dhe 1.1 milionë të tjera në 2027-ën. Shkaku për këtë vendim është bërë një taksë prej 3 eurosh që Këshillit i Qytetit vendosi për çdo pasagjer i cili niset nga aerporti i Charleroit.
Ndërkohë, paralelisht qeveria belge ka njoftuar 5 fishimin e taksave për pasagjerët që fluturojnë me linjat ajrore nga 2 euro për pasagjer që janë aktualisht në 10 euro duke filluar nga 1 janari 2027.
“Vetëm Qeveria Belge mund të jetë kaq idiote sa të rrisë Taksat e Aviacionit pesëfish, në një kohë kur Suedia, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Shqipëria po heqin Taksat e tyre të Aviacionit. Këto taksa kanë dështuar dhe kanë dëmtuar udhëtimin ajror dhe turizmin në shumë vende të BE-së, prandaj po hiqen,” deklaroi drejtori ekzekutiv i Ryainair, Michael O’Leary.
Kompania e fluturimeve ajrorje i bëri thirrje publikisht kryeministrit De ëever që të anulojë këto rritje të pamenduara të taksave, të cilat do të dëmtojnë konkurrueshmërinë e Belgjikës dhe do t’i kushtojnë Belgjikës miliona pasagjerë, mijëra fluturime dhe mijëra vende pune në turizëm dhe industri mbështetëse.
“Ryanair, e cila është linja ajrore më e madhe e Belgjikës, që transportoi 11.6 milionë pasagjerë për në/nga Belgjika në vitin 2025, tani do ta ulë këtë shifër në (10.6 milionë) në vitin 2026 (nëse Këshilli i Charleroi vazhdon me planin e tij të taksave prej 3 eurosh) dhe do ta ulë më tej në 9.6 milionë pasagjerë në vitin 2027, nëse Qeveria Belge nuk e anulon këtë rritje idiote 5-fish të taksave të pasagjerëve,” tha më tej Ryainar përmes një një njoftimi zyrtare.
“Do spostojmë biznesin në Shqipëri”
Ryanair ka identifikuar Suedinë, Italinë, Sllovakinë dhe Shqipërinë si objektiva kryesore të rritjes për grupin, si pjesë e përpjekjeve të linjës ajrore për të zhvendosur kapacitetin nga tregjet që rrisin taksat si Belgjika.
“Ne do të vazhdojmë të ulim fluturimet derisa qeveria belge të heqë këto taksa idiote”, tha deklaroi drejtori Ekzekutiv i grupit, O’Leary. Sipas tij, avionët që do të hiqen nga Belgjika do të ridislokohen në vende të tjera dhe avionë të rinj do të shkojnë në Suedi dhe Shqipëri.
“Po shtojmë katër avionë të rinj në Stokholm këtë vit. Në Shqipëri, me taksa zero, po hapim një bazë me katër avionë”, tha Michael O’Leary.
“Mendojmë se këtë dimër po planifikojmë të zhvendosim katër ose pesë prej këtyre avionëve nga Charleroi. Ata do të shkojnë në Sllovaki, Itali dhe Suedi dhe ky është dëmi që shkaktojnë këto taksa”, përfundoi ai.
Marrë nga Kapitali.al

