ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 11 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 11 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 11 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 11 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Sa është pasuria e kandidatëve për kryeministrinë e Kosovës?

albnews by albnews
9 September, 2019
in Kosova
0
Sa është pasuria e kandidatëve për kryeministrinë e Kosovës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zgjedhjet e 6 tetorit do të vendosin kryeministrin/en e Kosovës. Në një kohë kur vendi është në pritje dhe tashmë kandidatët janë zyrtarizuar, në qendër të vëmendjes është risjellë pasuria e secilit prej tyre.

Muaj më parë, pretendentët për kryeministër rrëfyen pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

RelatedPosts

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

KQZ: Verifikimi i votave në Mitrovicë drejt përfundimit, vazhdon rinumërimi i 41 vendvotime në Drenas

Nisur nga deklarata e gjithsecilit, rezulton se Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje zotëron një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove, i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten. Lideri i VV-së ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vlerë vjetore prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij 42, 240 euro, të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).

Nga ana  tjetër, Fatmir Limaj, nga Nisma – AKR ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurosh si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë eurove.  Limaj posedon një veturë të tipit BMW në vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera ka 6,985 euro. Si zëvendëskryeministër i qeverisë në largim, Limaj deklaroi se merr pagën mujore prej  pagën 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, në formularin e deklarimit të pasurisë, kishte deklaruar se ka një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar, posedimin e një shtëpie prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar. Si kryetar i Kuvendit, Veseli pati deklaruar se merr pagën prej 33 mijë e 870 eurove. Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC. Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.Ish-kryeministri dhe njëherazi kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK- PSD, Ramush Haradinaj, në Antikorrupsion ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare–kullë, tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë. Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në listën e pasurive të paluajtshme ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro. Osmani  zotëron edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare. Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result