Qetsor Ferunaj u zgjodh lider i kësaj jave në Big Brother VIP Albania.
Me rolin e ri, ai ka propozuar që banorët që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.
Pasi ranë dakord, konkurrentët u ulën në dhomën e ndenjes, nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efit me Kiarën dhe Luizin.
Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.
Moderatorja tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk nuk ka më punë me të.
Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.
Theksojmë që spektaklin që shkoi u shfaq një video e Efit, ku përdorte fjalë banale kundrejt artistit shkodran prej situatave të krijuara mes tyre.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” shtoi se ato ishin fjalë që kushdo mund t’i përdorë në nerva e sipër dhe se Luizi po i përdorë kundër saj duke bërë një lojë jo të drejtë me të.