“Sa mirë, s’do vrapoj më pas tij”, mbrojtësi i Man City i lumtur për blerjen e Haaland

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erling Haaland do të jetë lojtar i Manchester City duke filluar prej datës 1 korrik. Kampionët e Anglisë kanë zyrtarizuar akordin me Borussia Dortmund për shumën e 60 milionë eurove, teksa sulmuesi norvegjez do të përfitojë 20 milionë euro në sezon në Premier League.

21-vjeçari është sulmuesi që i mungonte skuadrës së Pep Guardiolës, teksa blerja e tij ka rritur entuziazmin te “Cityzens”. Qendërmbrojtësi i skuadrës angleze, Aymeric Laporte ka zgjedhur të mirëpresë Haaland me një postim të këndshëm në Twitter.

”Më vjen mirë që nuk do t’i shkoj pas këtij djaloshi për disa vite të mira”, shkruan 27-vjeçari i lindur në Francë, që në qershorin e vitit të kaluar hoqi dorë nga “Gjelat” për të veshur fanellën e kombëtares spanjolle.

Objektivi i madh i Manchester City është fitimi i Champions League, trofe të cilin klubi anglez nuk e ka fituar kurrë më parë. Pep Guardiola dhe gjithë tifozët shpresojnë që Haaland do i ndihmojë të arrijnë suksesin e madh sezonin e ardhshëm.

Share This Article