Sa pak kushtojnë veshjet e fëmijëve mbretërorë në foton e fundit zyrtare?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse është dukeshë dhe ka të gjitha mundësitë për t’u veshur me markat më të shtrenjta, Kate preferon gjithmonë të veshë marka ekonomike. Duket se e preferuara e saj është Zara, një markë që mund ta blejmë të gjithë.

Të shumta kanë qenë rastet kur Kate është komentuar për veshjet e lira apo riciklimin e veshjeve të saj. Dukesha duket se parapëlqen t’i shmangë lukset e panevojshme dhe me sa shohim, të njëjtën gjë bën edhe me fëmijët e saj.

Me rastin e Ditës së Baballarëve, Kate dhe William kanë postuar një foto, ku William shfaqet me tre fëmijët e tij; Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar ka qenë veshja e fëmijëve. Daily Mail ka publikuar çmimet e veshjeve të George, Charlotte dhe Louis dhe janë shumë më pak nga ç’mund ta kishim imagjinuar.

George mban veshur një bluzë të vjetër nga H&M që kushton vetëm 5.99 funte (822 lekë).

Charlotte mban veshur një palë paliçeta të markës John Lewis që kushtojnë vetëm 10 funte (1300 lekë), ndërsa Louis ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtra që kushton 12.95 funte (1777 lekë).

E kishit menduar që fëmijët e familjes mbretërore vishen kaq lirë?!

Share This Article