Sabotimi i Nord Stream dhe frika se nuk do të funksionojë përsëri/ Norvegjia paralajmëroi për dronët e dyshimtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Javanews

Home  Bota

Sabotimi i Nord Stream dhe frika se nuk do të funksionojë përsëri/ Norvegjia paralajmëroi për dronët e dyshimtë

 28/09/2022 08:06

Sabotimi i Nord Stream dhe frika se nuk do të funksionojë përsëri/ Norvegjia paralajmëroi për dronët e dyshimtë

Instrumentalizimi i energjisë në mes të luftës në Ukrainë doli në pah në mënyrën më dramatike pas rrjedhjeve të zbuluara në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2.

Tre rrjedhje në dy tubacione të ndryshme brenda pak orësh është një fenomen që askush nuk do t’ia atribuonte rastësisë, shprehen prerazi analistët ndërkombëtarë.

Mundësia e sabotimit nuk mund të përjashtohet nga askush dhe si skenar bëhet gjithnjë e më e mundshme, por nuk dihen autorët.

Prandaj, raportet për shpërthime pranë tubacioneve e përforcojnë këtë skenar, shkruan abcnews.al.

Sizmologët në Suedi raportuan shpërthime nënujore përpara se të shfaqeshin rrjedhjet gjigante në tubacione.

Nuk ka dyshim se ato ishin shpërthime, tha Bjorn Lund nga Qendra Kombëtare Sizmologjike e Suedisë.

Rusia, e cila ka ndërprerë furnizimin me gaz në Evropë pas vendosjes së sanksioneve perëndimore lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha gjithashtu se sabotimi ishte një mundësi dhe se rrjedhjet minuan sigurinë energjetike të kontinentit, raporton Reuters.

Share This Article