Sadiku shënon gol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Sadiku e ka rinisur mjaft mirë kampionatin në La Liga 2, duke gjetur rrugën e rrjetës që në ndeshjen e tij të parë pas pauzës tremujore të kampionatit.

Por ndeshja nuk është mbyllur pozitivisht për Malagan, e cila është mundur në shtëpi nga Hueska dhe ka humbur një shans të mirë për të synuar një pozicion që e afron në play-off, për ngjitjen në La Liga. Skuadra e Sadikut dhe Bares e pa shpejt veten në disavantazh pasi Hueska shënoi që në minutën e dytë me Ferreiro.

Një karton i kuq i miqve i dha mundësinë Malagas që të ishte më ngulmuese në vijim dhe Sadiku vendosi barazpeshën me një penallti në minutën e 42-të.

Por një tjetër penallti, këtë herë në shtesën e pjesës së parë, ktheu Hueskan në avantazh para se të shënojë edhe golin e tretë. Malaga mbetet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë të klasifikimit duke qenë ende të rrezikuar. Ndërkohë, Sadiku ngjitet në kuotën e 11 golave, i 6-i në renditjen e përgjithshme në La Liga 2.

Share This Article