Sadiq Khan zgjidhet për herë të tretë kryebashkiak i Londrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëri e Bashkuar – Laburisti Sadiq Khan, ka fituar mandatin e tretë si kryebashkiak i Londrës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në 2 maj. 

Khan ka arritur të mundë rivalen e tij direkte, konservatoren Susan Hall, me rreth 43.8% të votave, kundrejt 32.7% të siguruara nga Hall. 

Zgjedhjet lokale kanë qenë një disfatë e madhe për konservatorët, që kanë humbur këshilltarë dhe bashki në mbarë vendin, rezultat që shihet nga ekspertët zgjedhorë si një lajm i keq për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen deri në fund të këtij viti. 

Temat që mbizotëruan fushatën zgjedhore, ishin menaxhimi në rritje i kriminalitetit, sidomos krimet me thikë, por edhe menaxhimi i protestave masive pro Palestinë që janë mbatur muajt e fundit në rrugët e kryeqytetit. 

Një tjetër çështje kyç, që pritej ta dëmtonte Khan, është zgjerimi i skemës së tij konstroverse, ULEZ, për vendosjen e një takse qarkullimi për mjetet më të vjetra, që nuk përshtaten me rregullat e përcaktuara nga skema. Zgjerimi i skemës solli mjaft pakënaqësi dhe kandidatja konservatore, Susan Hall, kishte premtuar anullimin e saj të menjëhershëm. 

Share This Article