“Sado bujarë të jenë, nuk i besojmë më askujt”- Ministri izraelit: E vendosim ne, si do të mbrojmë veten dhe çdo hebre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri izraelit Benny Gantz ka deklaruar se Izraeli do të vendosë vetë se si do të mbrohet.

Vetëm pak kohë më parë, ministri i luftës së Izraelit tha se do të duheshin vite për të rivendosur sigurinë në Izraelin jugor.

Në fjalët e tij në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, Benny Gantz tha gjithashtu se Izraeli do të marrë vendimet e tij, bazuar në interesat e tij si shtet, mbi planet e luftës në Gaza.

Gantz, i cili ka shërbyer si ministër i mbrojtjes dhe kreu i ushtrisë izraelite në të kaluarën, u tha gazetarëve:

“Ne nuk do t’u besojmë më të tjerëve, sado bujarë të jenë ata. Vetëm ne do të vendosim se si të mbrojmë veten dhe çdo hebre”.

Share This Article