Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Por në një investigim të kryer nga Anila Hoxha, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.

Shumë të burgosur kanë përdorur këtë truk më herët, por me ndryshimet e reformës në drejtësi, gjendja shëndetësore e të dënuarit nuk është një argument për të lënë burgun.

Share This Article