Safet Gjici në AlbUK TV sqaron foton me McGonigal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ishte i ftuari i sotëm në emisionin ‘UniversAl’ me Martin Kirin në AlbUk Tv.

Gjatë intervistës, Gjici është pyetur për fotografinë me ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal ai i cili tani është arrestuar në SHBA, dhe akuzohet edhe për lidhje me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

‘Ishte një takim i rastësishëm, prej Agron Nezës, të cilin e kam mik, pasi me vëllain e tij, të ndjerin, i cili ka qenë një gazetar i njohur, zëdhënës edhe i prokurorit të përgjithshëm. Jemi takuar dhe kemi shkuar e kemi ngrënë një darkë në një restorant në Tiranë, ku është bërë edhe ajo fotoja.

Një herë dhe një herë të vetme kemi qëndruar. Unë e njihja dhe e dija se kush ishte, sepse më kishte treguar mikun im Agron Neza. Thjeshtë ka qenë një darkë miqësore mes nëpërmjet mikut tim, Neza’, është shprehur Safet Gjici në AlbUkTv.

Share This Article