Willy Sagnol, trajneri i Gjeorgjisë në konferencën e mbajtur ka thënë se humbja nga Kosovës i ka trishtuar.
Ai ka thënë se në fillim të kualifikimeve plani ka qenë të luajnë ndeshje pas ndeshje sa më mirë.
“Humbja ndaj Kosovës na ka trishtuar dhe çka dëshiroj tash nga lojtaret është të jenë të përgatitur dhe të paraqesin imazh të mirë dhe shpresojmë të luajmë mirë”, ka thënë ai. “Nuk dua të komentoj ekipet kundërshtare. Por ajo që pash nga ndeshja që luajtëm në shtëpi pash një ekip me lojtar të mirë. Çdo ekip ka anët e mira dhe të dobëta por Kosova luan me zemër dhe ka lojtar të mirë si Rashica, Berisha dhe Muriqi.
Saba Lobzhanidze ka thënë se nuk ka rëndësi se çfarë thotë sot, sipas tij e rëndësishme është të tregojnë paraqitje të mirë nesër në fushë ndaj Kosovës,
Kjo lojë është kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.