Sahiti shënon dy gola në fitoren e Shibenikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, ka shkëlqyer të martën në fitoren e thellë të Shibenikut në udhëtim ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të kampionatit të Kroacisë, ndërsa Sahiti realizoi dy gola për Shibenikun.

Ai realizoi për 1:0 në minutën e 27-të. Realizoi gol të bukur me goditje të fuqishme nga “këndi i vdekur”. Edhe goli i dytë i Sahitit ishte i bukur. Për 2:0 shënoi në minutën e 43-të. Sahiti në minutën e 70-të u zëvendësua nga Isnik Alimi.

Te Lokomotiva startoi Enis Çokaj, ndërsa luajti edhe Sherif Kallaku, në pjesën e dytë. Sahiti 22-vjeçar, është i huazuar te Shibeniku nga Hajduku. Në 16 paraqitje ka katër gola.

Shibeniku është i shtati me 16 pikë, ndërsa Lokomotiva e fundit (10) me 12 pikë.

Share This Article