“Saidja më tradhëtoi me Noizy-n”, trondit ish-konkurrenti i Përputhen: I kapa mesazhet dhe videon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gerti Gjici, ish-konkurent në ‘Përputhen’ i ftuar në Ora Neës tregoi më shumë detaje rreth ndarjes së tij nga Saide Buzi, ish-konkurrenten që e njohu në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Ai bëri deklarata tronditëse për studion kur tha se Saidja e kishte tradhëtuar me reperin e njohur Noizy. Gerti rrëfeu momentin kur i mori telefonin ish-të dashurës dhe i gjeti mesazhet me Noizyn.

“Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”.

Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha”- tha mes të tjerash ish-konkurrenti i Përputhen. Versus.al

“Saidja më tradhëtoi me Noizy-n”, trondit ish-konkurrenti
“Saidja më tradhëtoi me Noizy-n”, trondit ish-konkurrenti
“Saidja më tradhëtoi me Noizy-n”, trondit ish-konkurrenti
“Saidja më tradhëtoi me Noizy-n”, trondit ish-konkurrenti

Share This Article