ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia… 19 hours ago
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan 19 hours ago
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë 20 hours ago
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat! 20 hours ago
Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani 20 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka

albnews by albnews
20 March, 2024
in Shqiperia
0
Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate. Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që sipas saj në atë kohë punonte në Top Albania Radio. Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirë se të vijë gjykata. Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them”, – tha Ceno.

RelatedPosts

Arti shqiptar në zi, shuhet “Nderi i Kombit”, Dhimitër Anagnosti

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon politika shqiptare: Lamtumirë pionieri i kinemasë

Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve, Këlliçi: Strategjia e riciklimit të Ramës, fasada e re e korrupsionit

Deklarata e Egla Cenos u bë 4 ditë më parë kur ishte duke diskutuar me aktoren Julia Iliriani, e cila gjithashtu kishte pasur një përvojë të ngjashme.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë.Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot” – tha Ceno.

Kjo deklaratë e aktores ka bërë që moderatori Saimir Kodra të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje. Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist.

Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” – tha Kodra.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

1 September, 2025
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

1 September, 2025
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

1 September, 2025
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result