“Sakrifikuan gjithçka”, Basha takon drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve në Shkodër: Të shlyejmë detyrimin e madh ndaj kësaj shtrese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë takimeve në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim më drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër.

Gjatë bisedës me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretatin e kësaj Shoqate, si dhe me ish-të përndjekur të tjerë, Basha e fokusoi bisedën për hapat që duhet të hedhim së bashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj shtresës që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë.

“Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë, për punën dhe kontributin e vyer në rehabilitimin dhe përkujtimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste.
Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja këtë paradite me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretarin e kësaj Shoqate, si dhe me anëtarë të tjerë të saj, për hapat që duhet të hedhim së bashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë”, shkruan Basha në Facebook.

Share This Article