Salah gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron atij punë e para

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”.

Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpulit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë.

I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve.

Pikërisht këtu Salah bëri edhe një gjest të madh.

Thuhet se ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.

Share This Article