Salah i uritur për më shumë sukses

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah tashmë po shikon para për suksese tjera me skuadrën angleze, pas triumfit në Premier Leauge. Salah ka dhënë kontribut të madh në titullin e parë të Liverpoolit pas 30 vjetësh.

Sulmuesi egjiptian tashmë ka katër trofe të mëdhenj me Liverpoolin. Trofe të tjerë synon në të ardhmen e afërt.

“Është ndjenjë e shkëlqyeshme të fitosh Premier Leaguen me klubin, pas 30 vjetësh pritje për titull. Është ëndërr e bërë realitet. Ne duhet të jemi të uritur për edicionin e ardhshëm. Edicioni i ardhshëm pritet të jetë më i vështirë se ky. Skuadrat tjera do të tentojnë të kthehen te titulli”, ka thënë Salah për BBC.

“Unë mendoj që uria që kemi mund të na udhëheq drejt trofeve të ardhshëm. Shpresoj se do të bëjmë këtë. Ne duhet të luftojmë për këtë, fitimi i trofeve duhet të jetë caku kryesor”.

Share This Article