Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka theksuar veçoritë që ka Manchester Cityn përpara përballjes së tyre të rëndësishme në Ligën Premier.

Sulmuesi egjiptian ka theksuar edhe trajnerin që kanë Citizens, duke bërë të ditur sa e vështirë do jetë nesër (23 shkurt) triumfi ndaj tyre.

“City do të jetë gjithmonë City. Ata kanë një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm – ata kanë luajtur në nivelin më të lartë për shumë vite, kanë fituar gjithçka në klub”, deklaroi Salah.

“Ata gjithmonë do të jenë një skuadër e fortë dhe gjithmonë mund të fitojnë një ndeshje në çdo kohë”.

“Pra, unë mendoj se ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë avantazhin që do të luajnë në shtëpi dhe gjithashtu kanë lojtarë me përvojë, kështu që ne vetëm duhet të qëndrojmë të qetë dhe të provojmë,” ka potencuar më tej Mo Salah.

Liverpool do të përballet me Cityn nesër, më 23 shkurt, në orën 17:30.

Share This Article