Mohammed Salah do t’i bashkohet Liverpoolit në stërvitje.
Sulmuesi egjiptian ka rezultuar negativ në testimin për koronavirus dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi anglez në rrjetet sociale. Salah i mungoi Liverpoolit në ndeshjen e fundit ndaj Leicesterit, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantas në Champions League.
Salah këtë sezon me Liverpoolin në 13 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola.