Sali Berisha: Aplikacioni për biseda të fshehta ka zbuluar emra të ministrave me bandat shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar detaje nga një operacion policor i kryer së fundmi në disa shtete evropiane ku u arrestuan shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Nga oborri i Parlamentit, Berisha deklaroi se agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit kanë zbuluar komunikime të fshehta të zyrtarëve shqiptarë me bandat kriminale.

Dhe sipas ish-Kryeministrit, në këto biseda kanë dalë dhe emra ministrash.

 “Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet.

Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë dhe e mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtet. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur. Janë emra ministrash të të gjitha niveleve.

Nuk i kam emrat”, deklaroi Sali Berisha.

Share This Article