Sali Berisha dënon sulmin pranë Parlamentit në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Ankara pranë parlamentit. Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri shpreh solidaritet me autoritetet turke, ndërsa i uron shërim të shpejt personave të plagosur.

“Akt terrorist në Ankara! Sot paradite dy persona sulmuan, në një akt terrorist, ndërtesën qeveritare pranë Parlamentit të Turqisë. Ata hodhën granata në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe si pasojë dy policë u plagosen, ndërsa dy terroristët u asgjësuan.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist dhe shpreh solidaritetin e saj me autoritet turke, si dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Sali Berisha.

Share This Article